Sunday, 24 June 2007
MJAFT! i shkruan Komisionit Europian t'i kerkojë Greqisë të zbatojë standartet e BE
21 qershor 2007Lëvizja MJAFT! është shprehur e indinjuar për video skandalin e rregjistruar në një nga komisiariatet e Athinës, në një letër, që i adresohet Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, Komisionerit për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë Franco Frattinit dhe Komisionerit për Zgjerimin Olli Rehn.Duke renditur përvec videos së fundit ku dy emigrantë keqtrajtohen në një komisiariat të Athinës, edhe raste të tjera të keqtrajtimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, MJAFT! u lutet personaliteteve të mësipërme që të dënojnë këto akte si dhe të kërkojnë që, Vendi Anëtar, Greqia, t’i zbatojë standardet e Bashkimit Europian. Në këtë letër, thuhet ndër të tjera se: “Për disa vite me radhë, një nga themelet e përpjekjeve të MJAFT! ka qenë puna për të bindur publikun shqiptar se Integrimi Europian është më shumë sesa thjesht liria e lëvizjes”. “Kemi ndërmarrë fushata për ta njohur opinionin publik në Shqipëri me vlerat e përshkruara në Nenin 6 të Traktatit mbi Bashkimin Evropian (TBE), ku thuhet: “Bashkimi themelohet mbi principin e lirisë, demokracisë, respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe shtetin ligjor, principe të cilat janë të përbashkëta për Vendet Anëtare.” Një përpjekje e tillë është patjetër detyrim yni i përbashkët”, shkruajnë më tej aktivistët e MJAFT! Ndaj, sipas tyre: “Veprime si rrahja dhe poshtërimi i emigrantëve nga ana e policisë greke i vënë në dyshim e i nëpërkëmb këto vlera. Duke rrezikuar kështu edhe përpjekjet e të gjithë aktorëve për ta bindur publikun shqiptar se këto vlera dhe standarde duhet të jenë guri i themelit të rrugës sonë drejt Integrimit Evropian”. ME POSHTE LETRA E PLOTE:Drejtuar:Shkelqesise si Tij, z. Jose Manuel Barroso, President i Komisionit Evropian, Shkelqesise se Tij, z. Franco Frattini, Komisioner Europian per Drejtesine, Lirine dhe Sigurine Shkelqesise se Tij, z. Oli Rehn, Komisioner Europian per Zgjerimin Me anë të kësaj letre të hapur, Lëvizja Mjaft! dëshiron të tërheqë vëmendjen tuaj ndaj incidentit të ditëve të fundit ku dy emigrantë shqiptarë u keqtrajtuan nga anëtarë të forcave policore greke. Videoja e ngjarjes shfaq një polic duke rrahur dy emigrantët dhe duke i detyruar të qëllojnë dhe të fyejnë njëri-tjetrin. Sa herë që ata refuzonin, polici i rrihte me shkop në prani të oficerëve të tjerë. Ky lloj abuzimi dhe poshtërimi i personave të arrestuarve injoron jo vetëm ligjet por edhe parimet dhe vlerat themeltare të Bashkimit Europian. Populli shqiptar ka besim tek Europa dhe të gjithë qytetarët tanë presin me shpresë që të bëhen pjesë e kësaj familje kombesh. Për disa vite me radhë, një nga themelet e përpjekjeve të organizatës sonë ka qenë puna për të bindur publikun shqiptar se Integrimi Europian është më shumë sesa thjesht liria e lëvizjes. Kemi ndërmarrë fushata për ta njohur opinionin publik në Shqipëri me vlerat e përshkruara në Nenin 6 të Traktatit mbi Bashkimin Evropian (TBE), ku thuhet: “Bashkimi themelohet mbi principin e lirisë, demokracisë, respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe shtetin ligjor, principe të cilat janë të përbashkëta për Vendet Anëtare.” Një përpjekje e tillë është patjetër detyrim yni i përbashkët. Veprime si rrahja dhe poshtërimi i emigrantëve nga ana e policisë greke i vënë në dyshim e i nëpërkëmb këto vlera. Duke rrezikuar kështu edhe përpjekjet e të gjithë aktorëve për ta bindur publikun shqiptar se këto vlera dhe standarde duhet të jenë guri i themelit të rrugës sonë drejt Integrimit Evropian. Ky nuk është rasti i parë kur institucionet shtetërore greke kanë kryer akte dhune ndaj qytetarëve shqiptarë. Sipas raportit të Amnesty International dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut kanë qenë në formën e përdorimit të forcës ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi në mënyrë të ligjshme ose jo. Përveç dhunës fizike, janë lajmëruar edhe shkalla të tjera shkeljesh së të drejtave të njeriut, në formën e dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëkombësve tanë. Mund të përmendim rastin e vrasjes së një 21 vjeçari shqiptar i cili festonte në Greqi fitoren e skuadrës shqiptare kundër skuadrës greke pas ndeshjes së futbollit të zhvilluar në Tiranë, apo videot ku ushtarët grekë këndonin këngë, vargjet e të cilave ishin përshkrime torturash të mundshme fizike ndaj shqiptarëve. Gjatë viteve ka pasur shumë raste të dokumentuara incidentesh, si përdorimi i armëve ndaj shqiptarëve që përpiqeshin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Shumë nga këto raste kanë rezultuar në vdekjen e atyre njerëzve, të cilët, edhe pse ilegalisht, nuk po kalonin vetëm kufirin grek, por kufirin drejt ëndrrës evropiane për një jetë më të mirë. Reagimet e qeverive shqiptare gjatë viteve kanë qenë të zbehta. Duke qenë e ngërthyer mes interesave ekonomike dhe gjeopolitike, dhe mos dashur të trazojë mardhëniet me një vend si Greqia e cila, shpesh herë është kundërpërgjigjur me deportime masive të emigrantëve tanë, qeveritë e ndryshme shqiptare jnaë treguar të pafuqishme në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të tyre, të shkelura në këtë vend europian. Rrjedhimisht, si qytetarë të këtij vendi dhe si anëtarë të asaj pjese së shoqërisë civile që kërkojnë që Shqipëria të arrijë vlerat dhe standardet evropiane, ju lutemi, Juve personalisht, si dhe Komisionit dhe strukturave të tjera të BE-së të dënoni këto akte, si dhe të kërkoni që, Vendi Anëtar, Greqia, t’i zbatojë standardet e Bashkimit Europian. Kështu, jo vetëm që do t’i tregonit publikut shqiptar se e gjithë Europa është e përkushtuar ndaj vlerave që përcjell, por gjithashtu, do t’i transmetonit këtij një mesazh të qartë se institucionet e BE-së nuk përdorin standarde të ndryshme gjykimi për Vendet Anëtare nga Vendet Jo-Anëtare. Shpresojmë në reagimin tuaj, i cili do të na inkurajonte së tepërmi.SinqerishtSkuadra e MJAFT!
MJAFT ne Londer kerkon doreheqjen e ministrit te Brendshem te Greqise
PROTESTE NGA MJAFT! LONDON CLUB PERPARA AMBASADES GREKE NE LONDER21 qershor 2007Klubi qytetar i Lëvizjes MJAFT! në Londër organizoi sot përpara Ambasadës Greke në Londër një protestë paqësore, në përgjigje të videos së fundit të shfaqur nga mediat greke ku "dy shqiptarë të mitur" rrihen brutalisht nga policia greke. Pjesëmarrësit kundërshtuan dhunën, si formë praktike brenda institucioneve shtetërore Greke dhe shprehën indinjatën shqiptare ndaj këtyre akteve të papranueshme. Me slogane si KSENOFOBI=FJALE GREKE, KARAMANLIS KERKOI FALJE SHQIPTAREVE, STOP ABUZIMIT TE SHQIPTAREVE NE GREQI, POLYDORAS JEP DOREHEQJEN, MJAFT RACIZMIT, TURP!, NUK NA NEVOJITET DHUNA, protesta zgjati rreth dy orë përpara Ambasadës Greke, 1A Holland Park, London, Ë11 3TP me pjesëmarrjen e një grupi shqiptarësh në Britaninë e Madhe dhe në bashkëpunim me shoqatat Tifozat Kuq e Zi dhe Shpresa Programme. Alban Bytyqi, një nga anëtarët e Klubit dhe organizatorët e protestës shpjegoi se “qëllimi kryesor i kësaj proteste ishte shprehja e indinjatës Shqiptare ndaj ksenofobisë të vërejtur kohët e fundit në strukturat institucionale greke”. Pjesëmarrësit i dorëzuan një letër zyrtare kryeministrit grek Karamanlis, të firmosur nga të gjithë pjesëmarrësit e protestës, nëpërmjet të cilës Mjaft! London Club shpreh indinjatën e Shqiptarëve të Britanisë së Madhe ndaj videos shokuese dhe institucionalizimit të dhunes në strukturat shtetërore greke si dhe i kërkon qeverisë greke:T’i kërkojë falje publikisht popullit shqiptar Dorëheqjen e ministrit të rendit publik, Viron Polidoras Marrjen e masave ndëshkuese të menjëhershme ndaj abuzuesve Zhvillimin e një investigimi të brendshem policor rreth ngjarjeve brutale me një transparencë të plotë. Gjatë dorëzimit të letres tek personeli i ambasadës nga Alketa Ceci, Ralf Gjoni dhe Andi Rrugia, pjesëmarrësit u siguruan se kjo letër do të transmetohej nga Ambasadori tek Kryeministri Grek dhe se ata do të merrnin një përgjigje nga qeveria greke në lidhje me shqetësimet e tyre. Alketa Ceci, aktiviste e MJAFT tha se “kjo është vetëm maja e ajsbergut të abuzimeve brutale që ndodhin në Greqi. Eshtë e turpshme që u desh një vit që ky skandal të zbulohej nga shoqëria greke. Sidoqoftë ne e kemi të qartë qe ky nuk është thjesht një incident i izoluar dhe prandaj do vazhdojmë presionin tonë”. Ralf Gjoni, drejtues i klubit Mjaft të Londres tha se “në një vend anëtar të BE-së, në shekullin e 21, shqiptarët rrihen brutalisht, flamuri shqiptar digjet publikisht, qytetarët tanë abuzohen dhe edhe vriten në kufi, për të mos përmendur mijëra raste ksenofobie dhe racizmi ndaj bashkëkombasve tanë në Greqi. Eshtë detyra jonë si shoqëri civile që të monitorojmë incidente të tilla skandaloze dhe në të njejten kohë t’i tërheqim vemendjen të gjitha organizatave botërore të të drejtave të njeriut, trupit diplomatik në Londër dhe zyrtarëve shtetërorë Europianë. Ky diskriminim ndaj Shqiptarëve në Greqi duhet të marre fund menjëherë dhe per këtë arsye edhe ne u mblodhëm para ambasades greke sot. Duhet t’a bejme të qartë se ne prekemi jashtë mase kur shohim skandale te tilla dhe se nuk duhet t’a ulim kokën përpara brutaliteteve dhe akteve mesjetare të kësaj natyre. MJAFT! London Club do proçedojë në rrugë të civilizuar dhe profesionale dhe do e pasojë protesten me dërgimin e një letre të hapur të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Londër për t’i informuar rreth çështjes në fjalë ashtu si dhe Lëvizja MJAFT! në Tirane që po ndërmerr hapat e duhur për të sensibilizuar opinionin politik mbarë-europian.
A.A. Gill, drejt gjyqit për racizëm - Shqip
NGA HENRY ANDREAE "Sunday Times" përballet me rrezikun e nje veprimi ligjor për nxitje tëurrejtjes racore, pas cilësimit të shqiptarëve si “të shkurtër dhe fytyrëqelbës” në një shkrim të A.A Gill. Shkrimi i titulluar “Toka e harruar ngakoha” është botuar në revistën "The Sunday Times” me 23 korrik dhe jep detaje të vizitës së Gill në shtetin ballkanik. Autori e përshkruan vendin si “Rurutani banditësh dhe hakmarrësish” dhe njërëzit e tij si “të shkurtër dhe fytyrëqelbur me një trupngjeshje prej uniseksi e këmbë lehtësisht të harkuara, të ngjashëm me këmbët e kuajve tëShetlandit”. Gill e përshruan gjuhen shqipe si të përshtatshme për kode “kriminelësh”, duke shtuar: “Ka 4 milionë shqiptarë …tre prej të cilëve jetojnë në vendin e tyre, ndersa pjesa e mbetur punojnë jashtë, më së shumti në të zezë. Artikulli i ka inatosur shqiptarët kudo që ndodhen dhe është komentuar nga të gjitha mediat shqiptare.
Në Britaninë e Madhe “MJAFT!”, një organizatë që synon promovimin e nje imazhi pozitiv të Shqipërisë në botë, po konsultohet me avokatë të cilët po marrin në konsideratë nisjen e një beteje ligjore me “Sunday Times”. Drejtori i degës londineze të organizatës , Ralf Gjoni”, tha: “Ne nuk na shqetëson kritika ndaj Shqipërisë, pasi ne jemi të parët që kritikojmë veten. Por këtu bëhet fjalë për racizëm të pastër, që nxit urrejtjen racore ne Angli. Artikulli I A.A Jill dhe gjuha e përdorur në të, inspiron urrejtje dhe paragjykim ne publikun britanik dhe mes bisnesmeneve që marrin ne konsideratë investimet në Shqipëri. Ai dëmton imazhin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet tregtare, por, mbi të gjitha nxit urrejtjen racore ndaj shqipëtarëve ne Mbretërinë e Bashkuar.
Në një letër drejtuar “Sunday Times”, ambasadori shqiptarë në Angli, Kastriot Robo, e përshkruan artikullin si “jorealist, negativ, të ashpër, rasist, antishqiptar, denigrues dhe ofendues ndaj shqiptarëve, kombit dhe vete shtetit, duke shtuar se shkrimi është i denjë për një tabloid.Në vijim të kriticizmit të ashpër të Gill, “Sunday Times”, nje javë mëparë publikoi tre letra, të cilat e kundërshtojnë shkrimin përfshi edhenje version të reduktuar të ambasadorit. Botuesi i revistës, Robin Morgan, i doli në mbështetje artikullit të gazetës së tij. Ai u shpreh në ‘Press Gazzet”: ”Ka pasur gjithnjë reagime për shkrimet e Gillit, qofshin këto për Uellsin, Anglinë apo Gjermaninë. Mendoj se njerëzit lexojnë shkrimet e Gill qoftë edhe për kënaqesinë e mënyrës së tij të trajtuarit të gjërave”. Ai e përshkruan artikullin si të një shkrimi tipik të thartë,duke shtuar se: “Njërëzit e shohin Gillin për atë cka është, por problemiështë se shumë shqiptarë mendojnë se ai ka qënë i padrejtë me vendin e tyre, ndërkohë që anët negative egzistojnë, janë aty”.Për Gill kjo nuk është hera e parë, që një shkrim i tillë ngjallkundershti. Në vitin 1997 ai u padit në polici për nxitje të urrejtjesracore, pasi I kishte cilesuar banorët e Uellsit si “të shemtuar dhe hundë shtypur”. Dy vjet më vonë ai u kritikua sërisht për një artikull tëtitulluar “Hundforgiven”, në të cilën ai fliste për urrejtjen e tij ndajgjermanëve.

Mjaft! London Club Protests in front of the Greek Embassy in London
Yesterday, Mjaft!’s Civic Club in London organized a peaceful protest in front of the Greek Embassy in London in response to an offensive video that was publicly broadcasted by the Greek media. This video showed two Albanian juveniles being beat up by the Greek police. The protesters manifested against this type of violence, which Greek institutions regretfully practice, and they expressed their indignation about such acts. During this two-hour protest in front of the Greek Embassy in London (at 1A Holland Park, London, W11 3TP), the following slogans were employed to express the Albanians’ ire: “XENOPHOBIA – A GREEK WORD”, “KAKAMALIS: APOLOGIZE TO ALBANIANS, ENOUGH TO THE VIOLENCE AGAINST ALBANIAN IMMIGRANTS IN GREECE, “POLYDOROS: RESIGN, ENOUGH TO RACISM, SHAME ON YOU”. The protest was organized by Mjaft!’s Civic Club in London in collaboration with the Hope Programme and the Black and White Fans Association. Alban Bytyci, one of the London Club members, explained that, “the protest’s main objective was to express our indignation about Greek xenophobia, which has recently been on the rise.” The participants submitted a signed official letter to the Greek Prime Minister, Karamalis. Through this document Mjaft!’s London Club expressed the indignation that the Albanian immigrant population in Great Britain feels in regards to this shocking video. The letter demanded that the Greek Government take the following reactionary measures:
Offer a sincere public apology to the Albanian people.
Request the resignation of the Minister of Public Order, Vyron Polydoras.
Take immediate punitive measures against the officials involved in this latest incident of abuse.
Ensure that the internal police investigation is properly conducted.
Ensure that such brutal abuses do not go unaddressed by state institutions in the future. As the protestors submitted the letter to embassy personnel, they were assured by these personnel that it would be sent to the Greek Prime Minister and that they would receive a response from the Greek Government in regards to their concerns. Alketa Ceci, a Mjaft! activist stated that, “This incident is only the tip of the iceberg and it mirrors the many scandalous cases of the brutal treatment of immigrants in Greece. It is shameful that it took the Greeks a year to discover this scandal. However, we are confident that this is not the only case so we will continue to place pressure upon the government”. Ralf Gjoni, the Director of Mjaft! London Club, stated: “In Greece, an EU member state, the Albanian flag is publicly burned. Young Albanian citizens are constantly maltreated at border crossings even when their paperwork is totally in order, and now the police force brutally abuses young Albanians on their premises. It is our mission to ensure that such incidents do not go overlooked and that, in the case of repeat offenses, they receive their duly deserved attention from Human Rights organizations, European Institutions, Diplomatic Corps and relevant government officials. The discrimination must end! It is rather curious, given our proximity as peoples, cultures and traditions, that we should be observing such events, when in fact the spirit of cooperation and solidarity ought to prevail.”MJAFT!’s London Club will continue to follow this case by sending an open letter to all the embassies of the EU countries in London to inform them about the situation. Mjaft! Movement in Tirana is also undertaking some actions in order to raise public awareness about this incident both in Albania and Europe.

Mjaft! to Minister Basha: “React against this scandal so that Albanians’ dignity is restored”
Mjaft! activists protested today in front of the Ministry of Foreign Affairs against the lack of reaction which this institution is showing regarding the scandalous video which was recorded in one of the police stations in Athens. Activists were holding banners against both the repeating Greek xenophobia towards Albanians and against the silence of Albanian authorities regarding the shocking events of such attitude practiced both in the past as well as in the present. “While these appalling videos, where the police officers were beating up two Albanians and forcing them to exercise physical violence to each other, the Greek Prime Minister denounced them, whereas the Albanian authorities, in particular, the Ministry of Foreign Affairs was just satisfied with a press release”, said Joni Baboci, a Mjaft! activist. “This is unacceptable”, he added, “thus, we are gathered here to demand a serious and constructive reaction from Minister Basha in order to restore dignity in our country”. Mjaft! argues that it is unforgivable that the Albanian state does not react efficiently every time that the Albanian dignity is violated in the neighboring country. “Greek soldiers stated that they would make shoe laces out of our bowels, the Albanian flag is publicly burned in Greece, and further more young Albanians are beaten and killed as in the case of Vullnet Bytyqi. However, what the Albanian state does is only a vague declaration and also from time to time, as in yesterday’s declaration of the Ministry of Foreign Affairs has the courage to praise the work of Greek authorities”, said a Mjaft! activist. “Mjaft! Movement was deeply touched from this video. “This shameful and scandalous event goes beyond comprehension and finds no way to be explained”, was stated in Mjaft!’s declaration a day after the video was made public and thus was concluded in today’s protest. Mjaft! urged the Greek authorities to take immediate action against the people that forced such an attitude towards the Albanian juveniles and to show clear signs of respect of the law, human rights and dignity. The same requests are addressed to the Albanian Government as well. “We urge the Albanian Government to handle the situation in a more effective way and to consider its priority the needs and rights of its citizens both abroad and at home. The case of the violated Albanian immigrants, the death of two miners in Bulqiza mine due to the miserable working conditions and the pressure that is being put upon the other miners so that they remain silent – they all need public attention rather then prolonged and futile debates of Albanian politicians.We sympathize with all the Albanian who live and work legally in this neighboring country and we would like to let them know that we would do everything necessary for conveying to the international public opinion the massage that we are a civilized nation which embrace dignity and will tolerate no one who tries to violate these values”, was stated in the Mjaft!’s declaration.
Subscribe to:
Posts (Atom)